Austria do të bëjë vaksinimin e detyrueshëm

Vaksinat kundër COVID-19, nga 1 shkurti do të bëhen të detyrueshme në Austri.

Ndërkohë, bllokimi kombëtar për shkak të rasteve rekorde me koronavirus do të vlerësohet pas 10 ditësh.

“Ne nuk duam një valë të pestë”, tha Alexander Schallanberg në një konferencë shtypi pas takimit me guvernatorët e nëntë provincave të vendit, transmeton Klankosova.tv.