Ballina Arritje Teknologji Autoritetet Amerikane mund të ndërpresin përkohësisht zhvillimin e mëtejshëm të ChatGPT

Autoritetet Amerikane mund të ndërpresin përkohësisht zhvillimin e mëtejshëm të ChatGPT

The Center kërkon që FTC të hetojë OpenAI dhe të ndërpresë lançimet në të ardhmen të modeleve gjuhësore të mëdha derisa të jenë në përputhje me udhëzimet e agjencisë.

Një sfidë publike mund të ndërpresë përkohësisht zhvillimin e ChatGPT dhe sistemeve të ngjashme AI. Organizata jo-fitimprurëse Center for AI and Digital Policy (CAIDP) ka dërguar një ankesë në Komisioni Federal Tregtar të Shteteve të Bashkuara(FTC) duke thënë se OpenAI ka shkelur Aktin e FTC përmes lançimit të modeleve të mëdha gjuhësore me AI si GPT-4.

“Modeli është paragjykues, mashtron” dhe kërcënon privatësinë dhe sigurinë publike pretendon CAIDP. Sipas padisë, sistemi dështon të jetë në përputhje me udhëzimet e Komisionit duke kërkuar për një AI më transparente, të ndershme dhe të lehtë për tu shpjeguar.

The Center kërkon që FTC të hetojë OpenAI dhe të ndërpresë lançimet në të ardhmen të modeleve gjuhësore të mëdha derisa të jenë në përputhje me udhëzimet e agjencisë.

Hulumtuesit kërkojnë që OpenAI ti hapë rrugë vlerësimeve të pavarura të produkteve dhe shërbimeve GPT përpara se të debutojnë. CAIDP gjithashtu shpreson që FTC Do të krijojë një sistem të raportimit të incidenteve dhe vendosjen e standardeve formale për gjeneruesit AI.

Kritikët e ChatGPT, Google Bard apo modeleve të ngjashme kanë paralajmëruar për mbështetjen problematike përfshirë qëndrime të pasakta, gjuhë të urrejtjes dhe paragjykim të sistemeve AI. Mbetet për tu parë nëse FTC do të reagojë ndaj ankesës.

Exit mobile version