Avionët izraelitë sulmojnë Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në tre zona të ndryshme në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i AA-së, avionët izraelitë sulmuan rajonet Refah, Khan Younis dhe Beyt Lahya në jug të Gazës.

Ushtria izraelite ende nuk e ka komentuar sulmin.

Deri më tani, nuk janë dhënë informacione nëse sulmet kanë shkaktuar të vdekur ose të plagosur.

Izraeli dje njoftoi se tri raketa të lëshuara nga Gaza në 48 orët e fundit u shkatërruan nga sistemi i mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”. /aa