Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni ushtarak amerikan me 11 persona në bord bie në oqeanin Paqësor

Avioni ushtarak amerikan me 11 persona në bord bie në oqeanin Paqësor

Një avion ushtarak amerikan, që transportonte 11 persona, ra në oqeanin Paqësor pranë Filipineve, ndërkohë që po i bashkohej një aeroplanmbajtëseje amerikane, njoftoi sot marina amerikane.

“Një avion i marinës amerikane, që transportonte 11 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në oqean në juglindje të Okinavas”, theksoi marina amerikane në një komunikatë.

“Operacione shpëtimi për personelin janë duke u zhvilluar dhe situata e tyre shëndetësore do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i ‘USS Ronald Reagan”, shtoi ajo duke iu referuar një aeroplanmbajtëseje amerikane që po zhvillonte manovra në atë zonë. /ATSH-AFP/

Exit mobile version