Babel Finance humbi 280 milionë dollarë fonde konsumatorësh duke tregtuar kriptomonedha

Gjatë Qershorit bitcoin ra nga 30 mijë në 20 mijë dollarë duke rritur ndjeshëm humbjet dhe çuar në likuiditet të shumë llogarive që Babel Finance i përdorte për të tregtuar kriptomonedha.

Babel Finance, huadhënësi Aziatik në kriptomonedha ndërpreu muajin e kaluar tërheqjet e klientëve pas pati humbje të mëdha për shkak të tregtimit të fondeve të konsumatorëve.

Ky informacion u zbulua në draftin e propozuar për ristrukturim raportoi the Block.

Drafti i përgatitur në Korrik të 2022, zbuloi se Babel Finance ka humbur mëse 280 milionë dollarë në bitcoin dhe ether për shkak të dështimit në tregtimin e aseteve që posedonte të vetë përdoruesve.

Specifikisht humbi afro 8 mijë bitcoin dhe 56 mijë ethereum në Qershor pas rënies së tregut të kriptomonedhave.

Gjatë Qershorit bitcoin ra nga 30 mijë në 20 mijë dollarë duke rritur ndjeshëm humbjet dhe çuar në likuiditet të shumë llogarive që Babel Finance i përdorte për të tregtuar kriptomonedha.

Për shkak të humbjeve të mëdha, departamentet e huadhënies dhe tregtimit të kriptomonedhave nuk arritën të përmbushin detyrimet ndaj palëve të përfshira.

Babel Finance e përshkruan biznesin e tij të tregtimit si me risk të lartë. “Një ekip tregtimit menaxhon disa llogari që i shërbejnë këtij qëllim që nuk kontrollohen as menaxhohen nga departamenti i tregtimit; Këto llogari nuk raportuan asnjë informacion lidhur me fitimet apo humbjet dhe asnjë kontroll për reduktimin e riskut nuk është ndërmarrë.

Nuk është hera e parë që Babel Finance luan me fondet e konsumatorëve. Në Tetor të 2020-ës, regjistrime të publikuara online tregonin se firma kishte përdorur disa fonde konsumatorësh për të përfshirë në tregtim online duke u ekspozuar përballë risqeve dhe humbje të mëdha të vitit të kaluar siç ishte Black Thursday.

Aktualisht Tether është përfshirë për të shpëtuar Babel Finance. Kompania që lëshon stablecoinin me të njëjtin emër tha se kishte shtyrë afatet e shlyerjes së detyrimeve që Babel kishte me një muaj në mënyrë që të kishte kohë të rriste kolateralin e saj.

Propozimi i ristrukturimit të Babel

Si pjesë e një plani shpëtimi, Babel kërkon të ngrijë qindra miliona dollarë në debi dhe investime. Së pari kërkon të konvertojë 150 milionë dollarë debi të kreditorëve në bonde të konvertueshme.

Gjithashtu kërkon të ngrijë 250 deri në 300 milionë dollarë bono të konvertueshme dhe më pas të sigurojë një kredi prej 200 milionë dollarësh për restaurimin e biznesit.

Plani, nëse realizohet me sukses, do të kthente kreditorët më të mëdhenj të Babel në aksionerë.

Mbetet për tu parë nëse Babel, që mbështetet nga investitorë të profilit të lartë si Sequoia Capital China, 10 Holdings, Dragonfly Capital dhe Circle Ventures, do të arrijë të ngrijë një kapital të ri.

Vetëm pak ditë përpara telasheve financiare, Babel kishte ngritur një investim prej 80 milionë dollarësh që e vlerësonte kompaninë me 2 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian