Balla intervistë për median arabe: Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin

Taulant Balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Numri dy i PS, Balla ka dhënë këtë të diel një intervistë për televizionin arab “Al Arabiya”.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme.

Balla gjithashtu shkruan në shënimin e tij në Twitter se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“I nderuar për vizitë @AlArabiya_Eng @AlHadath #MBC #MBC #UAE dhe të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme. Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin dhe investimet. Faleminderit @ 7yhy për ftesën tuaj”, shkruan Balla. /tch