Ballina Sport Futboll Ballkani mposhtet nga Plzen por ka ende shpresa për kualifikim

Ballkani mposhtet nga Plzen por ka ende shpresa për kualifikim

Ballkani ka pësuar një tjetër humbje në Confernece League.

Kampioni i Kosovës u mposht në ”AIR Albania” nga Viktoria Plzen, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pavel Sulc, në minutën e 81-të.

Pas pesë ndeshjeve, Plzen është lidere e Grupit C me 15 pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës së finales.

Ballkani është e fundit në grup me 4 pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e tretë, ndërsa Dinamo Zagreb renditet në pozitën e dytë me 6 pikë.

Në ndeshjen e fundit, Ballkani do të luaj si mysafire e Dinamo Zagrebit.

Exit mobile version