Ballina Sport Futboll Barcelona ofron 160 milionë euro për Dybalan, vjen vendimi nga Juventus (FOTO)

Barcelona ofron 160 milionë euro për Dybalan, vjen vendimi nga Juventus (FOTO)

Juventus ka refuzuar ofertën e Barcelonës për sulmuesin Paulo Dybala.

Barcelona ka paraqitur ofertë me vlerë prej 160 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Mediat italiane raportojnë se gjiganti katalan ka bërë një përpjekje të fundit për blerjen e argjentinasit.

Por, Juventus i ka kthyer përgjigje negative duke insistuar se Dybala nuk është në shitje, përcjell “lajmi.net”.

Dybala nga ky stinor ka marrë numrin 10 në Juventus duke konfirmuar rëndësinë e tij në rritje te skuadra kampione nga Serie A.

Exit mobile version