Ballina Lajmet Kosovë Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata “Bereqeti” ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri

Bashkësia Islame e Pejës dhe shoqata “Bereqeti” ndihmojnë familjen Ademi në Vushtrri

Bashkësia Islame e Pejës së bashku me imamët dhe shoqatën “Bereqeti” kanë ndihmuar familjen e Sadri Ademit nga Druvari i komunës së Vushtrrisë.

Kjo ndihmë ka rezultuar pas publikimit të dokumentarit në RTV21 të datës 28 Nëntor 2016 dhe tregimit mjaftë prekës për gjendjen e rëndë të familjes së Sadri Ademit nga Vushtrria.

Menjëherë pas këtij publikimi arkëtari i Bashkësisë Islame (KBI) në Pejë, Muhamed Mavraj së bashku me shoqatën “Bereqeti” filluan aksionin për t’i dalë në ndihmë kësaj familje, aksion ky i cili y përfundua sot ku familja Ademi u ndihmua me mjete financiare dhe gjëra ushqimore, transmeton Telegrafi.

Njërherit në rrjetin social Instagram, Muhamed Mavraj falënderoi të gjithë ata që e përkrahën këtë iniciative dhe ju bëri thirrje të gjithëve që ta ndihmojnë këtë familje 7 anëtarësh në këto ditë të ftohta dimri.

Exit mobile version