Ballina Arritje Teknologji Bashkëthemeluesi i OpenAI i cili u largua në Maj themelon një kompani...

Bashkëthemeluesi i OpenAI i cili u largua në Maj themelon një kompani të tij

Kompania quhet Safe Superintelligence dhe në uebsajtin e saj përshkruhet si një firmë Amerikane me zyra në Palo Alto dhe Tel Aviv. Lajmin e ndau vetë Sutskever përmes rrjetit social X.

Bashkëthemeluesi dhe ish-kryeshkencëtari i OpenAI, krijuesit të ChatGPT, Ilya Sutskever, tha ditën e Mërkure se kishte filluar një kompani të re të inteligjencës artificiale.

Kompania është e përqendruar në krijimin e një ambienti të sigurte AI ndërsa disa prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë po përpiqen të dominojnë boomin e AI gjeneruese.

Kompania quhet Safe Superintelligence dhe në uebsajtin e saj përshkruhet si një firmë Amerikane me zyra në Palo Alto dhe Tel Aviv. Lajmin e ndau vetë Sutskever përmes rrjetit social X.

Atij ju bashkua edhe ish hulumtuesi i OpenAI Daniel Levy dhe bashkëthemeluesi i Cue Daniel Gross i cili gjithashtu kishte udhëhequr përpjekjet AI të Apple.

Sutskever u largua nga OpenAI në Maj pasi luajti një rol kyç në shkarkimin e papritur të CEOs Sam Altman në Nëntor të vitit të kaluar. Ai u hoq nga bordi i kompanisë pas rikthimit të Altman.

Exit mobile version