Bashkimi Evropian dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Josep Borrell deklaroi se ai nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me ministrin saudit të Punëve të Jashtme, Faisal bin Farhan, për të forcuar lidhjet përmes konsultimeve të rregullta mbi çështje politike, socio-ekonomike, të sigurisë dhe të tjera.

“Me dialogun e parë mbi të drejtat e njeriut, kjo javë tregon dinamikë pozitive në partneritetin tonë”, theksoi Borrell duke iu referuar takimit të mbajtur në Riad.

Si pjesë e turneut të tij të parë në rajonin e Gjirit, shefi i diplomacisë evropiane shkoi në Arabinë Saudite pasi vizitoi Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /trt