BE-ja synon të pakësojë me 55% emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2030

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën një marrëveshje të përkohshme për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë me 55% deri në vitin 2030 në bllokun me 27 vende anëtare.

Synimi për vitin 2030 është pjesë e një objektivi më të madh për ta bërë BE-në neutrale nga karboni para vitit 2050.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se marrëveshja e vë BE-në “në një rrugë të gjelbër për një gjeneratë”.

“Është premtimi ynë i detyrueshëm për fëmijët dhe brezat e ardhshëm,” shtoi ajo.

Vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë marrëveshjen përpara se ajo të bëhet zyrtare.

Marrëveshja e së mërkurës vjen në prag të një samiti virtual dy-ditor të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden me udhëheqësit botërorë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ndryshimin e klimës. /voa