Ballina Artikuj Bëju mirë njerëzve dhe mos prit falënderim dhe shpërblim pos nga Allahu

Bëju mirë njerëzve dhe mos prit falënderim dhe shpërblim pos nga Allahu

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Nëse me kujdes e lexojmë ajetin 24 të sures El-Kasas në të cilën përmendet tregimi për Musain a.s., kur në Medjen u dha të pinë ujë deleve të dy motrave, do të shohim një kuptim mahnitës. Pra, në këtë ajet thuhet:

“E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” (El – Kasas, 24)

Mesazhi i këtij ajeti është që nëse dikujt i bën bamirësi, kthehu dhe largohu nga ai. Mos e vështirëso pafuqinë dh dobësinë e tij dhe mos e obligo me falënderim. Largo shikimin tënd nga ai që mos ta vëresh turpin dhe pakëndshmërinë e tij, ngase është në pozitë nënshtruese në krahasim me ty.

Është interesant që nuk përmendet folja “shkoi” (dheheb), por folja “tevel-le”, që d.m.th. me u larguar, pra e thënë bukvalisht është të kthesh shpinën dhe të ikësh. Me ajet pra këshillohet: O njeri, bëju mirë njerëzve e pastaj kthehu jo vetëm me trup, por me tërë qenien nga ai që i ke bërë bamirësi dhe mos shpreso në falënderim dhe shpërblim nga ai. Të mjafton që Zoti Bujar do të shpërblejë.

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version