Biden: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk përbën kërcënim për askënd

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut nuk përbën kërcënim për askënd.

Në një konferencë për mediat me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö Biden ka theksuar se dy vendet që aplikimet e tyre në NATO kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve.

Sipas tij, raportet kanë shkuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara sot në mënyrë që dhoma e lartë e politikanëve, Senati, të mund të lëvizë drejt miratimit të tyre.

Ai thekson natyrën mbrojtëse të NATO-s: “Anëtarët e rinj që anëtarësohen në NATO nuk është një kërcënim për asnjë komb, nuk ka qenë kurrë. NATO do të forcohet për të gjitha kohërat”, u shpreh Biden. /panorama