Biden kërkon falje për tërheqjen e Trump-it nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Presidenti i amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar falje komunitetit ndërkombëtar për vendimin e paraardhësit të tij për tërheqjen në mënyrë të njëanshme të SHBA-së nga marrëveshje historike e vitit 2015 e Parisit mbi ndryshimet klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se nuk duhet të kërkoj falje, por unë kërkoj falje për faktin që SHBA, administrata e fundit, u tërhoq nga marrëveshjet e Parisit dhe na la pak prapa”, tha Biden në qytetin skocez Glasgow, ku liderët botëror u mblodhën për konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike (COP26).

Ai i referohej vendimit të ish-presidentit Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshje në muajin qershor të vitit 2017.

Biden u zotua se do të kthejë pjesëmarrjen e SHBA-së në marrëveshjen klimatike dhe shtoi se “ka vazhduar me zbatimin menjëherë pasi u betua në detyrë më 20 janar”.

Më herët, Biden u tha liderëve botëror se ata janë në mes të një “dekade vendimtare që paraqet një mundësi për të provuar veten” dhe për t’u bashkuar derisa shkencëtarët paralajmërojnë se një dështim për të mbajtur paralajmërimin jo më larg se 1.5 gradë Celsius do të ketë efekte katastrofike në mbarë botën.

“Glasgow duhet të jetë fillimi i një dekade të ambicies dhe inovacionit për të ruajtur të ardhmen tonë të përbashkët. Ndryshimet klimatike tashmë po shkatërrojnë botën”, tha presidenti Biden në qytetin skocez.

COP26 do të mbahet deri më 12 nëntor me panele të shumta, takime dhe ngjarje anësore, të gjitha në kërkim të zgjidhjeve për krizën klimatike. /aa