Biden merr dozën e tretë, mesazh amerikanëve për dozën shtesë kundër COVID

Presidenti amerikan Joe Biden përveshi mëngët ditën e hënë për të marrë vaksinën e tretë anti-COVID, me shpresë se do të japë një shembull të mirë për amerikanët që të marrin dozën shtesë, edhe pse miliona qytetarë nuk kanë marrë ende të parën.

Duke marrë vaksinën, Biden hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të shpërndajnë më shumë vaksina nëpër botë përpara se të merret doza e tretë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të bëjmë pjesën tonë”, tha Biden. Presidenti 78-vjeçar shtoi se edhe bashkëshortja e tij Jill do ta marrë së shpejti dozën e tretë. /euronews