Biden njohu genocidin ndaj armenëve, ministri i jashtëm turk reagon ashpër: Gabim serioz, s’ka prova

Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu speaks during a press conference

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të njohur si genocid vrasjet dhe deportimin e qindra mijëra armenëve nga turqit osmanë një shekull më parë. Në deklaratën e tij ai i bën thirrje presidentit të SHBA për të korrigjuar atë që ai e quan një gabim të rëndë.

“Fjalët nuk mund të ndryshojnë dhe nuk rishkruajnë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhti e madhe për paqen dhe drejtësinë. Ne i kundërshtojnë plotësisht këto deklarata.

Është e qartë se deklaratat nuk kanë asnjë bazë shkencore ose ligjore, dhe as nuk mbështeten nga prova. Në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, asnjë nga kushtet e kërkuara për përdorimin e termit “Genocid”, siç përcaktohet në mënyrë rigoroze nga e drejta ndërkombëtare, nuk plotësohet. Natyra e ngjarjeve nuk ndryshon në përputhje me motivet aktuale politike ose rrethanat e brendshme politike. Një qëndrim i tillë i shërben vetëm një shtrembërimi vulgar të historisë” , thotë ai.

Sipas Ministrisë së Jashtme Turke, deklarata e Biden nuk do të ketë efekt tjetër përveç polarizimit të kombeve dhe pengimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit të SHBA-së të ndreqë këtë gabim serioz, i cili nuk shërben për asnjë qëllim tjetër përveç se të kënaqë qarqe të caktuara politike dhe të mbështesë përpjekjet për të vendosur bashkëjetesën paqësore në rajon, veçanërisht midis kombeve turke dhe armene, duke mos shërbyer për axhendën e atyre qarqeve që përpiqen të provokojnë armiqësi”, përfundon ai. /abcnews