Bill Clinton pritet të dalë nga spitali sot

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton pritet të dalë sot nga spitali, njoftoi të shtunën zëdhënësi i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Angel Urena tha se Clinton “ka vazhduar të bëjë përparim të shkëlqyeshëm” gjatë 24 orëve të fundit. Ai u pranua në Qendrën Mjekësore Irvine të Universitetit të Kalifornisë për të marrë trajtim për një infeksion të martën.

“Ai do të qëndrojë gjatë natës në Qendrën Mjekësore UC Irvine për të vazhduar të marrë antibiotikë IV para daljes së pritshme nesër”, tha Urena në një deklaratë.

Zëdhënësi tha se Clinton është në “disponim të mirë” dhe po kalon kohën me familjen e tij, duke takuar miqtë dhe duke parë futboll në kolegj.

Ish-presidenti “mezi pret të kthehet në shtëpi shumë shpejt”, shtoi ai.

“Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po u përgjigjet mirë antibiotikëve”, thuhej në deklaratën e Dr. Alpesh Amin dhe Dr. Lisa Bardack që u publikua të enjten. /aa