Biseda Erdogan-Stoltenberg, në fokus kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë është diskutuar kërkesa e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Gjatë bisedës, presidenti Erdogan deklaroi se shqetësimet e sigurisë së Turqisë në lidhje me kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, janë në baza të drejta dhe legjitime.

Erdogan theksoi se të dyja vendet duhet të bëjnë të qartë se kanë ndërprerë mbështetjen e terrorizmit, se kanë hequr sanksionet kundër Turqisë dhe se janë të gatshme të tregojnë solidaritet në aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka bërë edhe një deklaratë në rrjetet sociale për bisedën e tij telefonike me presidentin Erdogan.

Stoltenberg tërhoqi vëmendjen në nevojën për të përmbushur pritshmëritë e Turqisë, një aleate e rëndësishme e NATO-s. /trt