Biseda Putin-Muhamed bin Salman, në fokus nafta dhe zhvillimet në Ukrainë dhe Jemen

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas deklaratës së Kremlinit, në bisedën ku u diskutua për bashkëpunimin e realizuar me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupin OPEC+, i cili përbëhet nga vendet prodhuese të naftës jashtë OPEC-ut, u bënë vlerësime pozitive për këtë bashkëpunim.

Gjatë bisedës palët diskutuan edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe Jemen. /trt