Bjellorusia akuzohet për terrorizëm shtetëror për shkak të krizës me emigrantët

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka akuzuar Bjellorusinë për terrorizëm për shkak të krizës kufitare me emigrantët.

“Është e qartë se ajo me të cilën përballemi këtu është një demonstrim i terrorizmit shtetëror,” tha ai në një konferencë shtypi.

Mijëra emigrantë janë bllokuar në kufi në mot të ftohtë, duke u përpjekur të hyjnë në shtetin anëtar të BE-së, Poloni, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Bashkimi Evropian ka akuzuar gjithashtu liderin e Bjellorusisë për provokimin e krizës.

Por Alexander Lukashenko, mohon pretendimet që Bjellorusia po dërgon njerëz përtej kufirit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e BE-së.

Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë kryesisht të rinj, por ka edhe gra dhe fëmijë. Ata janë duke kampuar në tenda vetëm brenda Bjellorusisë, të bllokuar mes rojeve polake në njërën anë dhe rojeve bjelloruse nga ana tjetër.