Ballina Arritje Teknologji BMW po punon në krijimin e veturave pa çelësa (Foto)

BMW po punon në krijimin e veturave pa çelësa (Foto)

Nder trendët e fundit në industrinë e automobilizmit, janë largimi i çelësave dhe zëvendësimi i tyre me aplikacione nga telefonat e zgjuar.

Volvo ka bërë të ditur se së shpejti do të heq çelësat, por nuk ka dhënë detaje tjera, teksa Tesla Model 3 do të hapet dhe mbyllet me anë të një kartele, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, edhe prodhuesi gjerman BMW ka njoftuar se po punon në këtë aspekt, ndërsa sipas të gjitha gjasave, çelësi mund të zëvendësohet me ndonjë aplikacion.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se ky version do të aplikohet në modelin i8, 5 Series dhe 8 Series./Mesazhi/

Exit mobile version