Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Boom-i” i dasmave luksoze në Nigeri sjell borxhe për familjet, por fitime...

“Boom-i” i dasmave luksoze në Nigeri sjell borxhe për familjet, por fitime për shitësit

Dasmat luksoze në Nigeri po shtyjnë shumë familje drejt borxhit, ndërsa për bizneset e lidhura me organizimin e tyre po shfaqen fitime të mëdha.

Presioni shoqëror, traditat kulturore dhe inflacioni kanë bërë që organizimi i dasmave të kushtojë shumë, duke detyruar familjet të marrin hua ose të shpenzojnë më shumë sesa mund të përballojnë.

Megjithatë, kjo situatë po krijon mundësi të mëdha biznesi për shitësit e ushqimeve, salloneve, floristëve, muzikantëve dhe të gjithë sektorëve që lidhen me organizimin e dasmave.

Nga Kano, në veri të Nigerisë, për Al Jazeera raportoi korrespondenti Ahmed Idris.

Exit mobile version