Bota dënon sulmin e forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa

Nga e tërë bota kanë ardhur reagime rreth sulmit të forcave izraelite ndaj besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin Lindor.

Bashkimi Evropian bëri të ditur se duhen evituar provokimet dhe duhet respektuar statukoja.

Në deklaratën e bërë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, duke u deklaruar se tensionet dhe dhuna u përshkallëzuan në mënyrë të rrezikshme në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe veçanërisht në Jerusalemin Lindor, shkruhet: “Dhuna dhe provokimi janë të papranueshme. Duhet të kërkohet llogari nga autorët e të gjitha palëve. BE-ja u bën thirrje autoriteteve që të kalojnë menjëherë në veprim për uljen e tensioneve në Jerusalem. Duhet të shmangen veprimet provokuese në Xhaminë Al-Aksa dhe duhet të respektohet statukoja”-ja”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu palëve që “t’i japin fund dhunës” në lidhje me përdorimin e dhunës së policisë Izraelite kundër Palestinës në Xhaminë Al-AKsa dhe pjesë të tjera të Jerusalemit.

Kurse Kryeministri i Libisë, Dibeyb dënoi sulmin e policisë izraelite ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Jerusalemin Lindor nën pushtim.

“Jemi gjithmonë pranë luftës së drejtë të popullit të Palestinës. Dënojmë sulmin e Izraelit ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila është kibleja jonë e parë. Gjithashtu dënojmë zhvendosjen e pashembullt të palestinezëve nga vendet e tyre”, tha ai.

Ai tha se “Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmbushë përgjegjësinë për të gjetur një zgjidhje të drejtë në interesin e palestinezëve.”

Dayf al-Fayiz, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, e përshkroi sulmin ndaj Al-Aksasë dhe sulmin ndaj atyre që adhurojnë paqësisht si “një shkelje të dukshme dhe sjellje barbare”, duke deklaruar se këto sulme të papranueshme ishin të dënuara.

Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, duke u theksuar se sulme të tilla, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, janë kundër të gjitha normave humanitare dhe ligjit të të drejtave të njeriut, administrata e Islamabadit, shkroi “Ne dënojmë me forcë sulmin kundër atyre që adhurojnë në Mesxhid al-Aksa nga forcat pushtuese izraelite.”. /trt