Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brazil, pas 12 vitesh në ishullin ku ishte ndaluar lindja, vjen në...

Brazil, pas 12 vitesh në ishullin ku ishte ndaluar lindja, vjen në jetë një foshnje

Në ishullin brazilian ku lindja e fëmijëve është e ndaluar, megjithatë në jetë erdhi një fëmijë, i pari në 12 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC raporton se një grua 22-vjeçare në ishullin Fernando de Noronha, me rreth 3.000 banorë, lindi një vajzë gjatë fundjavës.

Sipas portalit “O Globo” gruaja e cila nuk deshi të zbulojë identitetin e saj, nuk e ka ditur së është shtatzëne dhe nuk ka ditur se çfarë të thotë për situatën në të cilën u gjet.

“Natën e së premtes u shfaqën dhimbjet, më vonë edhe linda, ishte një vajzë. Nuk kisha fjalë”, tha nëna.

Foshnja u transferua më vonë në një spital lokal dhe autoritetet e ishullit konfirmuan informacionin për lindjen e një fëmije.

“Gruaja lindi në shtëpi. Anëtarët e familjes thonë se nuk dinin për shtatzëninë”, tha administrata në ishull.

Popullata lokale është e lumtur për lindjen e fëmijës dhe gjithashtu ndihmon familjen që u bë me fëmijë.

Ishulli Fernando de Noronha ka plazhe që radhiten ndër më të bukurat në botë. Për të mbrojtur botën e njohur nënujore, është e nevojshme që të ketë një numër të kufizuar banorësh.

Grave shtatzëna u kërkohet të zhvendosen në tokë kurse ishulli nuk ka repart materniteti.

Exit mobile version