Brenda një jave, porositen 100 mijë vetura turke Togg T10X

Brenda shtatë ditëve janë bërë 100 mijë porosi për T10X, modelin e parë me pajisje inteligjente të automjetit turk Togg.

Në një mesazh në Twitter, Togg shkruan se “100 mijë porosi në shtatë ditë. Faleminderit Turqia”.

Procesi i shortit që do të përcaktojë fituesit e porosive paraprake për 12 mijë T10X që do të takohen me përdoruesit gjatë vitit 2023, do të vazhdojë deri më 27 mars.

Çdo përdorues individual i cili në këtë proces formon Tru.ID përmes aplikacionit Trumore dhe faqes së internetit të Togg-ut, pas pagesës paraprake duke transferuar 60 mijë lira turke (rreth tre mijë euro) në e-kuletën Trumore përmes transfertës bankare ose kartës së kreditit, do të ketë të drejtë të marrë pjesë në shorte duke konfiguruar T10X që duan të porosisin paraprakisht.

Modeli i parë, një SUV i segmentit C i quajtur Togg T10X, do të ketë një çmim që varion nga 953,000 TL (rreth 46836 euro) deri në 1.22 milion tl (rreth 60 mijë euro), njoftoi kompania.

Përveç SUV-it, Togg do të prodhojë katër modele të tjera – një sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV – deri në vitin 2030. Prodhimi masiv i SUV-së do të pasohet nga sedani.

Pasi të mbylljet periudha e pagesës paraprake, më 28 mars do të mbahet shorti dixhital në prani të noterit.