Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brigadat al-Qassam publikojnë video të sulmeve ndaj ushtarëve izraelitë në Gaza

Brigadat al-Qassam publikojnë video të sulmeve ndaj ushtarëve izraelitë në Gaza

Foto nga arkiva

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, ka publikuar pamje të sulmeve kundër ushtarëve izraelitë në lagjen Shujayea të qytetit të Gazës, në pjesën veriore të territorit të rrethuar.

Një video tregon një ushtar izraelit që goditet nga zjarri i një snajperi të Brigadave al-Qassam, ndërsa një tjetër pamje paraqet shpërthimin e një mjeti eksploziv në momentin kur forcat izraelite po avanconin.

Ndërkohë, Brigadat al-Quds – krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez – kanë njoftuar gjithashtu se kanë lëshuar predha mortaje ndaj ushtarëve dhe mjeteve izraelite në një zonë në juglindje të Khan Younisit, në pjesën jugore të Gazës.


https://twitter.com/i/status/1928521036032508062
Exit mobile version