Britania do të dërgojë azilkërkuesit në Ruandë përfshirë ukrainasit

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord me Ruandën për të dërguar në territorin e shtetit afrikan emigrantët klandestinë për periudhën e nevojshme të analizimit të statusit të tyre.

Ruanda do të marrë një pagesë nga Londra për të pritur dhe mbajtur azilkërkuesit. Por dhe në rast se do të përfitonin azilin refugjatët do të mbeteshin në Ruandë, sipas Al Jazeera.

Kjo masë shqetëson komunitetin ukrainas që është strehuar në vend. Shumë prej tyre kanë tërhequr të afërmit nga Irlanda dhe më pas kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata nuk kanë dokumente dhe për këtë arsye kanë frikë se mos dëbohen

Shumë prej tyre shprehen se nuk e imagjinojnë dot të përfundojnë në një kontinent tjetër me një kulturë ndryshe aq larg nga çdo gjë që njohin. Arsyeja për të cilën refugjatët ukrainas përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është sepse në vend ndodhet një komunitet i madh bashkëkombasish.

Irlanda ka hequr vizat për ukrainasit dhe për këtë arsye shumë prej tyre mbërrijnë në vend për të shkuar më pas në Britani të madhë falë regjimit të kufirit të hapur me Irlandën e Veriut. Sipas disa deputetëve të partisë konservatore të kryeministrit Boris Johnson ky sistem do të dekurajojë emigrantët klandestinë.

Opozita britanike dhe organizatat humanitare e kanë kundërshtuar këtë nismë duke e cilësuar si ç’njerëzore. /abcnews