Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) i ka bërë thirrje administratës së Presidentit amerikan Donald Trump të ndërpresë mbështetjen për Fondacionin Humanitar për Gazën, në mesin e dhunës së përgjakshme dhe skenave kaotike gjatë shpërndarjes së ndihmave këtë javë.
“Është e qartë se vendosja e përgjegjësisë për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në duart e qeverisë izraelite dhe mercenarëve amerikanë ka qenë një ide e tmerrshme dhe një dështim i plotë,” thuhet në deklaratën e CAIR.
“Hapja e zjarrit ndaj njerëzve të uritur që kërkojnë ushqim është një akt kriminal që nuk mund të tolerohet,” shton deklarata.
CAIR i ka kërkuar Presidentit Trump të ndërpresë Fondacionin Humanitar për Gazën dhe të rikthejë shpërndarjen e ndihmave në duart e organizatave ndërkombëtare si UNRWA dhe të tjerëve të kualifikuar për këtë detyrë.
Organizatat kryesore humanitare dhe vetë OKB-ja kanë kritikuar gjithashtu fondacionin për mosrespektimin e parimeve humanitare, si pavarësia dhe neutraliteti, dhe kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me operacionet e tij në Gaza. /mesazhi
