Ballina Lajmet Kosovë Çanak: Në Serbi frikësohen se po të zbulohen të gjitha varrezat masive,...

Çanak: Në Serbi frikësohen se po të zbulohen të gjitha varrezat masive, s’do të ketë asnjë investitor të huaj

Politikani serb, Nenad Çanak, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhet të pres që Serbia do e njoh si shtet të pavarur.

 

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, nuk pret qe Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Ndryshimet në administratën amerikane, japin optimizëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdoj më shpejtë. Por unë e përsëris se nuk shoh një marrëveshje brenda vitit të ardhshëm mes palëve. Unë pres që ky proces së paku të zgjas deri sa të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi, pas dy vitesh. Unë mendoj që Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ata mund të bashkëpunojnë e të dialogojnë, por assesi ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”, deklaroi Çanak.

Çanak për Dukagjini thotë se disa herë e ka ngritur zërin në parlamentin serb që të zbulohen varrezat masive.

“Kur unë isha deputet në parlamentin e Serbisë 18 vjet më parë, e kam ngritur disa herë çështjen e varrezave masive. Ishin 16-sosh, por liderët tjerë hezitonin të flisnin për ketë temë, sepse kishin frikë se askush nuk do vinte të investonte në Serbi, vendin ku janë te fshehur trupa të njerëzve.  Unë isha tmerruar kur i dëgjova këto arsye që u dhanë, që të mos zbulohej se ku janë trupat.  Autoritet Serbe e dinë mirë se ku fshihen trupat e shqiptarëve, por mungon vullneti politik për t’i treguar”, thotë më tej Çanak.

Sipas Çanak do te ishte mirë për Kosovën, që të zbardhen krimet e luftës dhe se kjo do ndihmonte në përmirësim të imazhit.

“Unë kam qenë kundër tribunaleve ndërkombëtare. Për mua rruga e duhur do të ishte që Gjykatat vendore t’i dënonin kriminelet e luftës, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Kjo do të kishte ndihmuar edhe më shumë në demokratizimin e vendeve tona. Është shumë e rëndësishme që të zbulohen krimet e luftës nga pala Serbe, edhe nga pala kosovare, kushdo që ka bërë krime ndaj civileve duhet të dënohet”.

Exit mobile version