Çavusoglu: Turqia do të dërgojë ndihma humanitare nga toka në Afganistan nëpërmjet Pakistanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia do të dërgojë ndihma humanitare në Afganistan.

Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së djeshme të Kabinetit Presidencial.

Atij i’u pyet agjenda e takimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan me Presidentin rus, Vladimir Putin në vizitën që do të zhvillojë nesër në qytetin Soçi të Rusisë. Ministri tha se në agjendë është kryesisht Siria, Idlibi dhe marrëdhëniet tregtare. Ai deklaroi gjithashtu se ndihma humanitare në Siri dhe Libi mund të jenë në agjendë gjatë takimit.

I pyetur nëse është planifikuar një vizitë e nivelit të lartë në Egjipt për periudhën e ardhshme, Çavusoglu tha: “Takimi me delegacionin që ka ardhur nga Egjipti dhe deklarata e përbashkët më pas është pozitive për të ardhmen. Aktualisht nuk ka vizita të planifikuara në nivel ministror dhe presidencial.”

Kurse pyetjes nëse ka kontakte me qeverinë e përkohshme të talibanëve në Afganistan, Çavusoglu tha: “Ka takim në nivel ambasadorësh. Ne nuk kemi qenë ende atje, ata nuk kanë qenë këtu. Ata kanë nevojë për ndihma humanitare, ushqimi, ilaçet dhe dimri po vjen. Ne po flasim për këto nevoja.”

Shefit të diplomacisë i’u drejtua edhe një pyetje në lidhje me situatën e fundit në lidhje me funksionimin e Aeroportit të Kabulit.

“Negociatat vazhdojnë. Shqetësimet e sigurisë ende nuk janë zgjidhur. Nuk ka qartësi të plotë. Fluturimet çarter përkohësisht janë të hapura në orë të caktuara, por kushtet për fluturime të rregullta ende nuk janë plotësuar. Negociatat vazhdojnë.”, tha ai.

Pyetjes për ndihmat humanitare për Afganistanin, Çavusoglu iu përgjigj duke thënë: “Ne do të dërgojmë ndihma humanitare (në Afganistan). Ne do ta marrim pjesën më të madhe nga Pakistani dhe do t’i dërgojmë nga toka nga ky vend. Kjo është edhe më e shpejtë, edhe më pak e kushtueshme. Ne do të rrisim sasinë e ndihmës humanitare në ditët në vijim.” /trt