Çavusoglu: Zjarret pyjore në Antalie janë marrë nën kontroll

Turqi: Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha se zjarret në Antalie janë marrë plotësisht nën kontroll.

Në prononcimin e tij të bërë në Qendrën Koordinuese të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Manavgat të Antalies, ministri Çavusoglu tha: “Zjarri në Antalie është vënë plotësisht nën kontroll. Ne jemi duke bërë vlerësime vazhdimisht se si të ofrojmë ndihmë pas zjarrit dhe si t’i mbulojmë këto dëme. Godinat e dëmtuara rëndë do të shemben dhe do të ndërtohen shtëpitë e reja. Ne do të mbështesim edhe riparimin e godinave më pak të dëmtuara.” /trt