Qeveria ruse po punon për themelimin e një banke islame në vend, deklaroi të premten Anatoli Aksakov, kryetar i Komitetit për Tregjet Financiare në Dumën Shtetërore, dhomën e ulët të parlamentit rus.
Aksakov tha se po konsultohen me udhëheqës biznesi dhe përfaqësues muslimanë në Rusi, si dhe me vendet arabe, për krijimin e kësaj banke. Parashikohet që popullsia muslimane në Rusi të arrijë 30% deri në vitin 2033, gjë që po rrit popullaritetin e bankave islame.
Operacionet eksperimentale të bankimit islam në disa rajone ruse, si Tatarstani, Çeçenia dhe Dagestani, kanë nisur më 1 shtator 2023. /mesazhi
