Çfarë po jua prish higjienën e gjumit? Gabimet që po bëni me ushqimin

Gjumi i mirë, siç dihet, varet nga një sërë faktorësh, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë atë që njihet si higjiena e gjumit.

Specialistët japin vazhdimisht këshilla për të mbajtur nën kontroll ankthin dhe stresin, por njëkohësisht rekomandojnë edhe ushqimet më të mira për të konsumuar çdo natë, në mënyrë që të kesh një gjumë të mirë.

Ushtrimet fizike rregullisht gjatë ditës, ndihmojnë për një gjumë të mirë në darkë. Ushtrimet në mëngjes ose pasdite të ndihmojnë kur është koha për të shkuar në shtrat.

Por përgatitja e trupit për të bërë një gjumë çlodhës përfshin edhe kujdesin për gjërat që ha apo që pi. Siç dihet, Kafja mund të përkeqësoj cilësinë e gjumit, por edhe kakaoja, çokollata dhe pijet me gaz gjithashtu duhen shmangur natën, sepse ta largojnë gjumin.

Cilat janë ushqimet që duhet të hash çdo natë?

Këshilla më e mirë e specialistëve për një natë të qetë është pak mango, patate të ëmbla, banane, por edhe bishtajore. Të gjitha këto lloj ushqimesh të ndihmojnë të kesh një gjumë të qetë.

Studimet e kohëve të fundit kanë arritur në konkluzionin se një natë me gjumë të mirë është edhe kur pak kohë para gjumit konsumon hurma arabie.

Hurma arabie, përveç efektit si pastrues, luftojnë stresin dhe lodhjen, duke të dhënë një gjendje qetësie. Po ashtu, hurmat japoneze përmirësojnë tretjen, absorbimin e hekurit në organizëm dhe të largojnë oreksin.

Hurmat arabie nxitin edhe prodhimin e serotoninës duke sjellë kështu më shpejt gjendjen e gjumit.