Ballina Auto Çifti ndan pamje nga furgoni – që dikur kishte shërbyer si automjet...

Çifti ndan pamje nga furgoni – që dikur kishte shërbyer si automjet zjarrfikës – brenda të cilit kanë jetuar për gjashtë muaj

“Jeta në furgon” është jashtëzakonisht popullore, si për udhëtarët e rinj që përpiqen të kursejnë para, ashtu edhe për influencuesit e rrjeteve sociale.

Së fundmi, Heather dhe Dana kanë shpërndarë pamjet e furgonit të tyre Mitsubishi që dikur kishte shërbyer si automjet zjarrfikës por tashmë është shndërruar në një shtëpi të vogël.

Furgoni i tipit Mitsubishi Fuso FG140 i vitit 2007 thuhet të jetë i preferuari i shoferëve falë cilindrave të tij masiv dhe motorit 4.9 litërsh turbodizel me rrota standarde, shkruajnë mediat e huaja

Ndryshimet e vetme që çifti i kanë bërë janë ulëset me ngrohje, funksioni Apple CarPlay dhe modifikime tjera në brendësinë e tij.

Gjithashtu, pjesa e brendshme përmban një krevat, një kuzhinë dhe një tualet të vogël me dush. Dhoma e gjumit shndërrohet edhe në një zonë ngrënieje me tavolinë kur çifti ka vizitorë.

Bëhet e ditur se furgoni fuqizohet nga panelet diellore në çati të cilag sigurojnë 1,200 vat energji.

Megjithëse jeta brenda tij është e vështirë, çifti e përshkruan edhe si argëtuese periudhën prej 6 muajsh jetesë në furgon

Exit mobile version