Mundësia e heqjes së implantit u konsiderua pasi u mësua shkëputja e tij raportoi WSJ. Implanti i Arbaugh filloi të përfshihej në probleme në Shkurt pasi një pjesë e fijeve të çipit u shkëputen nga truri.
Përpjekja e parë e Neuralink për të implantuar një çip në trurin e njeriut hasi në një pengesë të papritur ndërsa pajisja filloi të shkëputej nga truri i pacientit.
Pacienti Noland Arbaugh bëri një ndërhyrje kirurgjikale në Shkurt për të vendosur një çip Neuralink në trurin e tij, por funksionaliteti i pajisjes filloi të reduktohej brenda një muaji nga implantimi.
Disa prej fijeve të pajisjes të cilat lidhin kompjuterin me trurin filluan të shkëputeshin. Neuralink nuk dha detaje pse kjo ka ndodhur por tha se inxhinierët e saj kanë rikthyer funksionalitetin e pajisjes.
Sipas WSJ rënia e funksionalitetit nuk ka rrezikuar pacientin i cili vazhdon të përdorë implantin për të luajtur shah në një kompjuter duke përdorur mendjen.
Mundësia e heqjes së implantit u konsiderua pasi u mësua shkëputja e tij raportoi WSJ. Implanti i Arbaugh filloi të përfshihej në probleme në Shkurt pasi një pjesë e fijeve të çipit u shkëputen nga truri.
Implanti i Neuralink funksionon duke ngjitur një enë të vogël në kafkë e cila mban edhe çipin së bashku me baterinë si dhe 64 fije të holla të cilat lidhen me qelizat e trurit dhe ndërveprojnë me sinjalet e tij.
