Çmimet rriten kudo, një bukë kushton 15% më shumë në Greqi

Kostoja e bukës është rritur me 15%, konsumatorët tani duhet të paguajnë 11% më shumë për një ‘souvlaki’

Konsumatorët në Greqi janë duke u përballur me një rritje të konsiderueshme të çmimeve në shumicën e mallrave në treg.

Faturat e energjisë elektrike të ndërmarrjeve që kanë prodhim të konsiderueshëm, por nuk janë klientë të mëdhenj industrialë, aktualisht janë dy herë më të larta se më parë, ndërkohë që ndryshimet e fundit në tarifat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm do të kenë një ndikim të rëndësishëm edhe tek shitësit kryesorë.

Për shembull, një kompani e njohur e shpendëve që paguante 180 mijë euro për energjinë e saj në një periudhë të caktuar, tani ka marrë një faturë prej 340 mijë euro.

Një drejtues i një rrjet supermarketesh tha për Kathimerini se barra shtesë nga rritja e kostove të energjisë dhe transportit vlerësohet të kalojë 3 milionë euro në bazë vjetore.

Një studim i fundit nga Dhoma e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme të Athinës (BEA) tregoi se gati 50 për qind e ndërmarrjeve presin që çmimet e tyre të rriten me rreth 10 për qind për shkak të rritjes së normës së energjisë, ndërsa 15 për qind tyre parashikojnë një rritje të çmimeve që mund të arrijë edhe 30 për qind.

Prodhuesit e parë që kanë parë rritje të faturave të energjisë janë furrat tradicionale, kostot e energjisë elektrike të të cilave janë rritur me 50 për qind, gjë që rrit çmimin e bukës me rreth 15 për qind.

Që nga fillimi i vitit, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para, furnitorët kanë informuar supermarketet për rritjen e çmimeve të një sërë produktesh, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me mallrat bazë të ushqimit: vaji i lulediellit është rritur me 30 për qind, mishi i pulës është rritur me 20 për qind, makaronat me 13 për qind, kafeja me 9 për qind, djathi me 15 për qind, produktet e qumështit me 5 për qind, pijet joalkoolike 10 për qind, ndërsa sheqeri është rritur me 5 për qind.

Edhe kompanitë që ende nuk që nuk kanë rritur çmimet, tani thonë që kjo është e pashmangshme, ndërkohë që bizneset që operojnë në sektorin e shërbimit ushqimor iu është dashur të ndryshojnë listën e çmimeve, ku një nga produktet më popullore, sufllaqja greke (souvlaki) është bërë 11 për qind më e shtrenjtë. /monitor