COVID-19, gati 22 milionë fëmijëve u mungon mësimi në Azinë Jugore

Rreth 40 milionë fëmijë në mbarë botën, mbi gjysma e tyre në Azinë Jugore kanë humbur arsimin e hershëm të fëmijërisë për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), thuhet në një raport të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Të paktën 40 milionë fëmijë në të gjithë botën nga të cilët gati 22 milionë janë nga Azia Jugore kanë humbur arsimin e hershëm të fëmijërisë në vitin e tyre kritik parashkollor, pasi COVID-19 mbylli institucionet e kujdesit për fëmijët dhe arsimin e hershëm”, tha UNICEF në një studim të ri të mërkurën.

Duke përshkruar arsimin e hershëm të fëmijëve si themelor për të ndihmuar fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë, gjetjet paralajmërojnë të rrezikojnë të ardhmen e miliona fëmijëve posaçërisht në Azinë Jugore në rast të ndonjë mos veprimi të duhur për kujdesin e këtyre fëmijëve.

“Fëmijët janë kategoria më e goditur nga pandemia e COVID-19 në Azinë Jugore. Mbyllja e zgjatur e shkollave dhe qasja e kufizuar në mësimin nga distanca i ka privuar fëmijët nga e drejta e tyre universale për arsim”, tha Jean Gough, drejtori rajonal i UNICEF-it për Azinë Jugore.

Duke iu referuar gjendjes më kritike të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme gjetjet thonë se: “Në 54 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme me të dhënat e fundit rreth 40 për qind e fëmijëve të moshës midis 3 dhe 5 vjeç nuk merrnin stimulim social dhe emocional dhe njohuri nga të rriturit në familjet e tyre”.

Për të tejkaluar krizën, hulumtimi rekomandon leje prindërore për të gjithë prindërit, në mënyrë që të mos ketë hendek midis përfundimit të lejes prindërore dhe fillimit të kujdesit të përballueshëm për fëmijë; aranzhime fleksibël pune që adresojnë nevojat e prindërve që punojnë; investime në fuqinë punëtore të përkujdesjes së fëmijëve pa familje, përfshirë sistemet e trajnimit dhe mbrojtjes sociale, përfshirë transferimet e parave që arrijnë te familjet që punojnë në punësim joformal.