Ballina Lajmet Kosovë Curr Gjocaj jep dorëheqje nga drejtori i SHSKUK-së

Curr Gjocaj jep dorëheqje nga drejtori i SHSKUK-së

Drejtori i SHKUK-së Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e deritanishme. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Ismaili e ka falënderuar Gjocajn për punën e deritashme ndërsa ka paralajmëruar plotësimin e shpejtë të pozitës së drejtorit të ri të QKUK-së.

Ismaili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shëndetësia ka nevojë për reforma të thella të cilat tashmë kanë filluar.

“Posa u njoftova se drejtori i SHSKUK ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj Drejtorin për punën që e ka bërë dhe shpresoj se bordi drejtues do të merr vendime të shpejta për plotësimin. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë por atë e kemi filluar”, ka shkruar Ismaili.

Exit mobile version