Damka: Presidentin e votojmë, për Kurtin ende s’kemi vendosur – duam zgjidhje për Ambasadën

Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP)  ka deklaruar se nuk do të pengojnë konstituimin e institucioneve, por nuk kanë garantuar votë për qeverinë Kurti, pasi kërkojnë një ministër në ekzekutiv. Ndërkohë kanë shprehur votë pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Damka pas takimit tha se deri të premten do të vazhdojnë diskutimet me Kurtin rreth zbatimit të kërkesave të tyre.

“Ne i kemi dy deputetë, për krijimin e institucioneve do të qëndrojmë në sallë. Deri më tani nuk kemi pas kushte, por kërkesa. Do të vazhdojmë për ato kërkesa. Sot e kemi pasur vetëm një takim, do të vazhdojnë bisedat për krijimin e qeverisë Kurti. Votat dhe qëndrimi në sallë  për presidente do të jenë. Ndërsa për qeverinë Kurti nuk do të bllokojmë, do të japim kontributin tonë për të ardhmen dhe të mirën e Kosovës…nuk kemi vendos a do të votojë ajo, vazhdojmë bisedat deri e premten…krejt kërkesat i kemi parashtrua është kërkesa jonë që të jemi pjesë e qeverisë në nivelin e dikasterit të ministrit. Por bisedat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim”, tha ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së ambasadës së Jerusalemit, Damka tha se këtë çështje shkurt e kanë biseduar me Kurtin dhe Osmanin, por qeveria e ardhshme shpejtë do të ballafaqohet me të.

“Këtë çështje shumë shkurt e kemi biseduar, por në të ardhmen shumë shpejtë qeveria do të ballafaqohet me  në këtë sfidë. Ne do të përcjellim, por varet prej vullnetit të tyre për hapat në këtë çështje. Por ne si dy deputetë do të jemi që të ketë një zgjedhje, bashkë me BE-në OKB-në dhe Turqinë rreth ambasadës”, tha ai.