Ballina Lajmet Kosovë Deklarohet shoferi i autobusit të aksidentuar në Austri, tregon se si ndodhi...

Deklarohet shoferi i autobusit të aksidentuar në Austri, tregon se si ndodhi ngjarja

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Austri.

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë është aksidentuar në afërsi të Salzburgut të Austrisë.

Nga ky aksident u lënduan 20 persona, ndërsa tre prej tyre raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe shoferi i autobusit, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave austriake, në deklaratën e tij për policinë shoferi kishte deklaruar se sapo ka parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur dhe në atë momenti kishte dalë përballë një kantier i ndërtimit.

Shoferi gjithashtu theksoi se nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit dhe kësisoj është përplasur.

Media austriake ORF, theksoi se nuk dihet nëse ai i kishte respektuar rregullat e pushimit.

Pas aksidentit, autostrada A1 kishte qenë e bllokuar për disa orë radhazi.

Lidhur me këtë aksident janë deklaruar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku është theksuar se vetëm një prej të lënduarve po vazhdon të mjekohet në spitalin shtetëror të Strazburgut dhe se të tjerët janë liruar.

Exit mobile version