Ballina Lajmet Kosovë Delegacioni amerikan sot viziton Kosovën, qeveria jep detaje për takimin me Hotin

Delegacioni amerikan sot viziton Kosovën, qeveria jep detaje për takimin me Hotin

Në Kosovë, të hënën do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Sot në Kosovë do të vijë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), ku pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan lajmi.net.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti me delegacionin amerikan do të takohet në ora 18:30.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version