Mediat siriane thanë se një delegacion qeveritar po merr pjesë në një raund aktual negociatash me Izraelin, në koordinim dhe ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu.
Një burim qeveritar i tha Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) se delegacioni kryesohet nga ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani dhe shefi i inteligjencës, Hussein al-Salama.
Ushtria izraelite ka kryer inkursione të përsëritura në territorin sirian që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, veprime që Damasku i ka dënuar fuqimisht.
