Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon mbi 3 milionë faqe të dosjes Epstein

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon mbi 3 milionë faqe të dosjes Epstein

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po publikon më shumë se 3 milion faqe dokumente që lidhen me hetimin ndaj financierit të njohur të dënuarit për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, njoftoi të premten Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për media, Blanche tha se publikimi përfshin mbi 2.000 video dhe 180.000 fotografi, duke shtuar se administrata e presidentit Donald Trump ka prodhuar rreth 3,5 milionë faqe për të përmbushur kërkesat e Aktit të Transparencës mbi Dosjen Epstein (Epstein Files Transparency Act).

Ky ligj, i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar nga presidenti Donald Trump vitin e kaluar, kërkonte që Departamenti i Drejtësisë të publikonte gjithë materialin e paklasifikuar lidhur me hetimin e tij ndaj Epsteinit dhe bashkëpunëtores së tij të gjatë, Ghislaine Maxwell, deri më 19 dhjetor.

Blanche tha se fotografitë dhe videot e bëra publike përmbajnë “redaktime të rëndësishme” për të mbrojtur viktimat e krimeve të Epsteinit. “Ne redaktuam çdo grua të shfaqur në çdo fotografi apo video, përveç Maxwellit”, tha ai, duke shtuar se fotografitë e burrave u redaktuan vetëm kur ishte e nevojshme për të mbrojtur gratë.

Exit mobile version