Deputeti Rrahmani lexon letrën e një nëne që fëmijët i kanë mbetur pa bukë e pa qumësht

Deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve duke thënë se i ka shkruar një nënë letër, duke ja treguar gjendjen e rëndë nëpër të cilën ndodhet.

“Jam nënë e dy fëmijëve, njëri 5 vjet e tjetri 10 muaj. Jetoj me qera, kam mbetur pa bukë e pa qumësht për fëmijët. Jetoj e vetme pa burrë. Nuk paska më vështirë se me kërku ndihmë nga të tjerët për fëmijët”, ishin fjalët e nënës që i lexoj Rrahmani.

 

Ai përmes kësaj letre, tha se ky nuk është rasti i vetëm, kur një grua kosovare përballet dyfish më vështirë me pandeminë dhe gjendjen e rënduar ekonomike si pasojë e saj.

 

Ai i ka kërkuar qeverisë që të jetë më e kujdesshme me këto kategori, duke kritikuar se po financojnë strukturat paralele, e në anën tjetër nuk po ndihmojnë qytetarin i cili çdo ditë lufton për ekzistencë.