Ballina Lajmet Kosovë Deputetja finlandeze kërkon integrimin e Kosovës në organizatat evropiane

Deputetja finlandeze kërkon integrimin e Kosovës në organizatat evropiane

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

Tuppurainen, në një postim në “X” ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo më tej ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla. Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

Po ashtu deputetja finlandeze ka takuar edhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në takimin me Bislimin ajo ka thënë se Kosova i përket familjes evropiane.

Exit mobile version