Ballina Lajmet Kosovë Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të...

Deri më tani është kërkuar paraburgim për 11 persona për manipulim të votave në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 11 persona deri më tani.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.

Ai tha se janë në pritje edhe të kërkesave tjera.

“Deri më tani Gjykata në Prizren ka pranuar kërkesë për caktimin e paraburgimit për 11 persona për manipulim të votave. Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në ora 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 seanca e radhës. Dhe endi jemi në pritje të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha ai raport Tëvë1.

Lekaj bëri të ditur se gjykata ka caktuar grupin punues ku janë katër gjyqtarë kujdestar, bashkëpunëtor profesional dhe staf administrativ për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave.

“Gjykata ka formuar një grup punues janë caktuar katër gjyqtarë kujdestar të cilët janë në orë të kujdestarisë për të pranuar kërkesat për caktim të masave të sigurisë, bashkëpunëtor profesional dhe staf administrativ mbështes që do të jenë gjatë ditës së sotme dhe nesër për pranimin e kërkesave, trajtimin e tyre brenda afatit kohor. Deri tash nuk ke hasur ndonjë pengesë procedurale për mbarëvajtjen e seancave dëgjimore”, tha ai para mediave.

Ndërsa, gjykatë tashmë janë dërguar disa nga të arrestuarit.

Të premten në një aksion të zhvilluar nga Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë arrestuar 109 persona nën dyshim për manipulim të votave dhe marrje ryshfeti.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu, pas aksionit tha se bëhet fjalë për mijëra vota të falsifikuara, dhe se vetëm një vendvotim në Prizren ka rezultuar i pastër.

Ai theksoi se diferenca totale e keqpërdorimeve arrin 68 mijë e 17 vota.

Exit mobile version