Ballina Auto Deri në 250 euro parkingu për gjashtë orë në Paris – ky...

Deri në 250 euro parkingu për gjashtë orë në Paris – ky çmim vlen vetëm për një lloj të veturës

Autoritetet komunale në Paris duken të vendosura për t’u “shpallur luftë” shoferëve të SUV-ve.

Parisienët miratuan në një referendum zhvilluar të dielën një rritje të paprecedentë të tarifave të parkimit.

Qëllimi është mbajtja larg e automjeteve të mëdha nga qendra e qytetit, shkruan ap.

Kostoja për jorezidentët për të parkuar SUV-të në rrethet qendrore të Parisit, në rrethet e numëruara nga 1 deri në 11, do të rritet në 18 euro (19,5 dollarë) në orë për dy orët e para, krahasuar me 6 euro në orë për veturat më të vogla.

Kjo nuk është e gjitha: çdo orë që kalon çmimet shumëfishohen.

Një qëndrim gjashtë-orësh me një SUV do të kushtonte 225 euro (243 dollarë), krahasuar me 75 euro për automjetet më të vogla.

Larg nga zemra e qytetit, në rrethet e jashtme të Parisit që numëroheshin nga 12 deri në 20, një shofer SUV jashtë qytetit do të paguante 12 euro në orë për dy orët e para, duke u rritur gradualisht në 150 euro për gjashtë orë.

Ndryshe, automjetet janë ndaluar tërësisht nga disa rrugë, veçanërisht pranë lumit Seine që dikur ishte një autostradë e ngarkuar. Është bërë një parajsë për çiklistët, vrapuesit, familjet dhe romantikët.

Exit mobile version