Deshi ta dëshmojë se dera e bagazhit të Cybertruck nuk i thyen gishtat – pronari i një veturë të tillë e pësoi keq

Që kur Cybertruck u shfaq, janë publikuar edhe akuza të ndryshme që disa pjesë të kësaj veture janë shumë të rrezikshme. Më saktësisht, janë të rrezikshme për gishtërinjtë tanë.

Pavarësisht kësaj, shitja në SHBA po shkon sipas planeve dhe për mrekulli. Lista e pritjes është e madhe

Një prej problemeve më të mëdha është shfaqur në derën e bagazhit, që sipas disa mund të thyej gishtat.

Pronari i një Cybertruck ka tentuar të demantojë pretendimet duke e filmuar tërë procesin.

Dera e bagazhit ia shtypi gishtin, ndërsa thotë se kishte dhimbje të mëdha por nuk dihet nëse i është thyer gishti.