Ballina Lajmet Kosovë Detaje shtesë nga aksidenti në Gjilan, një i vdekur mbi 20 të...

Detaje shtesë nga aksidenti në Gjilan, një i vdekur mbi 20 të lënduar

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi pak minuta më parë ka ndërruar jetë një person.

“Një person tashmë ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Tutje i njëjti ka shtuar se numri i të lënduarve që dihet deri më tani është mbi 20.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me aksidentin ku të përfshirë ishin një kamion, një traktor dhe shumë vetura.

Exit mobile version